Rreth nesh!

 

NISMA për Kosovën është parti e orientimit të majtë politik, e cila për qytetarët e tanë sjellë
frymën e socialdemokracisë perëndimore në Kosovë, për të forcuar solidaritetin qytetar
për një drejtësi sociale e cila kaq shumë na duhet për ti dhënë hapësirë të re progresit dhe
zhvillimit shoqëror e ekonomik në Republikën tonë.

Vizioni dhe misioni ynë – shteti me demokraci e ekonomi të
zhvilluar

Vizioni ynë është: Kosova shtet i së drejtës, shtet i dijes, shtet i zhvilluar, shtet i drejtësisë
sociale dhe shtet i integruar në BE.
Misioni ynë është: Bërja e Kosovës, shtet me demokraci të zhvilluar, shtet me ekonomi të
zhvilluar, të dashur dhe të respektuar për të gjithë qytetarët e saj.
Rruga jonë është: Zhvillimi i vazhdueshëm i politikave të reja qytetare e për qytetarët.
Sfida jonë është: Kthimi i besimit të qytetarëve tanë për një jetë më të dinjitetshme në
Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike.
Fuqia jonë konsiston: Në Nismën për Kosovën, në bashkimin tonë demokratik për
Kosovën, në njerëzit tanë të ri e inteligjent, në guximin tonë për të ndryshuar dhe në begatit
tona tokësore e nëntokësore.


Fatmir Limaj

Kryetar i NISMA për Kosovën

BIOGRAFIA


 

Jakup Krasniqi

Kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën

BIOGRAFIA


 

Bilall Sherifi

Sekretar i Përgjithshëm i NISMA për Kosovën

BIOGRAFIA