Lajme

Bajrami takoi ministrin e Çështjeve Europiane të Malit të Zi

on

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga shefja e Grupit Parlamentar të NISMA’s,  Valdete Bajrami, zëvendëskryetare, ka pritur sot në takim ministrin e Çështjeve Europiane të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviç.

Në këtë takim, deputetja Bajrami ka shprehur qëndrimin e partive opozitare lidhur me Marrëveshjen e Demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi, duke vlerësuar se versioni aktual i kësaj marrëveshjeje nuk është i pranueshëm për opozitën. Ajo ka potencuar se nevojitet rishikim i marrëveshjes, mbi bazën e të cilit do të ecej përpara në demarkimin e kufirit midis dy vendeve, duke kultivuar më tej bashkëpunimin që Podgorica dhe Prishtina zyrtare kanë midis tyre.

Në këtë takim u diskutua edhe për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara, detyrimet e ardhshme që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE dhe, në këtë kontekst, është diskutuar për mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë.

GP NISMA

Recommended for you