Lajme

Befasia e zgjedhjeve të 22 tetorit do të jetë NISMA për Kosovën [video]

on

Limaj: Do të jemi afër familjeve në nevojë, mos u sillni me arrogancë from Ekonomia Online on Vimeo.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar subjektet tjera politike se subjekti politik NISMA, po përgatitet për një befasi të madhe të cilën do ta shohin më 22 tetor, derisa kandidatët për kryetar i ka porositur që të mos shkojnë në komuna e të sillen si sundimtarë, pasi sundimtari i Kosovës është vetëm populli.

Nisma për Kosovën do të jetë gjithmonë aty ku ka nevojë qytetari i Kosovës. Kështu ka thënë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në Konventën Elektorale të Nismës, i cili ka siguruar qytetarët e Kosovës se Nisma siguron mbajtje fjale, angazhim e dinamikë në përmbushjen e detyrave që iu dalin përpara.

Limaj ka porositur kandidatët e subjektit që ai e drejton, të cilët garojnë për kryetarë komunash dhe asamble komunale që të mos harrojnë se gjithçka që arrijnë është rezultat i mbështetjes që populli u jep, duke i porositur ata që të mos sillen si despot, por të punojnë për të shpërblyer besimin e qytetarëve.

Më tej, ai ka potencuar se NISMA është duke përgatitur një befasi të madhe, të cilën qytetarët e Kosovës do ta kenë fatin ta përjetojnë ditën e zgjedhjeve, përkatësisht më 22 tetor.

Më tej ai ka shtuar se ka dëgjuar disa deklarata të çuditshme se në Kosovë nuk ka nevojë të flietet për patriotizëm, Derisa për patriotizëm flitet edhe në Amerikë.

“Ne kemi më shumë se kurrë nevojë në patriotizëm, e për mua patriotizmi është me ndihmu prodhimin vendor, t’i ndihmuar bujkut, t’ia mundësosh studentit një shkollim si duhet, me e rrit mirëqenien e Kosovës, me dal m’i ofru pensionistit me ia zgjat dorën, e mos ta lemë rrugëve. Ka lloj-lloj patriotizmi, patriotizmi i sotëm në Republikën e Kosovës, është mirëqenia, zhvillimi, fuqizimi i shtetit tonë që çdo kush me qenë krenar me atdheun e vet”, tha ai.

Kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi,  ka thënë se qytetarët e Kosovës janë me fat që në zgjedhjet e 22 tetorit kanë kandidatë me vlera të qarta social-demokrate, që janë roje të lirisë, të drejtësisë dhe të solidaritetit.

 

Ndërsa sekretari i NISMA’s, Bilall Sherifi, ka porositur bashkëpartiakët e tij që të mos shkëputen nga populli sepse herët e vonë do të ballafaqohen me të, përderisa ka thënë se Nisma po rritet shpejt.

Ai gjithashtu  është zotuar para të pranishmëve  se besimin që qytetarët ua kanë dhënë atij dhe Nismës, do t’ua kthejnë me punë dhe vepra të  mira.

 

Konventa Elektorale e NISMA për Kosovën #KohapërNismën#NISMA31

Posted by Fatmir Limaj on Sunday, September 24, 2017

Recommended for you