Lajme

Dega e NISMA’s në Shtime mbështet kandidatin e pavarur, Fatmir Rashiti

on

 

Sot, kryetari i degës së NISMA për Kosovën, në Shtime, Fehmi Hysenaj, ka nënshkruar marrëveshje politike me kandidatin e pavarur, Fatmir Rashiti, i cili ka mbështetjen edhe të disa partive tjera politike.

NISMA për Kosovën në Shtime, në këto zgjedhje lokale do të merr pjesë me listën e saj të kandidatëve për asamble komunale, ku bartës i kësaj liste është kryetari i degës së Nismës në Shtime, Fehmi Hysenaj.

Dega e NISMA për Kosovën në Shtime, fton të gjitha strukturat, anëtarët e simpatizantët e Nismës në këtë komunë, që të mbështesin maksimalisht kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti.

 

NISMA për Kosovën – Shtime

Recommended for you