Lajme

Krasniqi takon kryesinë e degës së Nismës në Drenas

on

Kryesia e NISMA për Kosovën, dega në Drenas, ka mbajtur mbledhjën e saj të rrregullt, ku u shqyrtuan zhvillimet aktuale në komunën e Drenasit. Mbledhjen e hapi kryetari i degës së NISMA për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlaj i cili përshendeti të pranishmit në këtë mbledhje.
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA, Jakup Krasniqi, deputeti Enver Hoti, dhe anëtari i kryesisë qendrore, Shyqiri Bytyqi.


Dega e NISMA për Kosovën në Drenas në këtë mbledhje u zotua përseri se do të vazhdojë të mbrojë interesat e banorëve të Drenasit. 
Dega e NISMA për Kosovën në Drenas është duke përcjellur zhvillimet në komunën e Drenasit, dhe këto zhvillime janë duke u parë me shqetësim nga dega e NISMA’s dhe banorët e Drenasit.


Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, në emer të banorëve të Drenasit kërkon përgjigje nga kryetari i komunës Ramiz Lladrovci se pse nuk i është përgjigjur pyetjeve që dega e NISMA për Kosovën në Drenas, në emer të banorëve të Drenasit i’a ka adresuar atij?
Gjithashtu, dega e NISMA për Kosovën në Drenas dhe banorët e Drenasit kërkojnë nga ju kryetar i komunës që të përgjigjeni para banorëve të Drenasit se pse e bëtë drejtor të Urbanizmit Idriz Hysenin, njeriun që e ka degraduar Urbanizmin në Drenas. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Kjo i bie të dërgosh ujkun për të ruajtur qingjat”. Muaj më parë patët bërë edhe drejtoreshë njeriun që jeton në hapsirë të uzurpuar.

Recommended for you