Lajme

Limaj në Kaçanik: njerëzit e pashpresë kanë nevojë për mundësi dhe jo për përçarje e mashtrime [video]

on

 

Ka ardhur koha që Kaçaniku të ketë ndryshim pozitiv dhe ky ndryshim do të vijë përmes kandidatit të Nismës për Kosovën, Agim Çaka.

Kështu është thënë në hapje të fushatës elektorale të Nismës për Kosovën në Kaçanik.Kandidati i Nisma për kryetar të komunës së Kaçanikut, Agim Çaka premtoi se gjatë mandatit të tij katërvjeçar Kaçaniku do të rizgjohet dhe do t’i kthehet nami, pasi do të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Ai u zotua se gjatë mandatit të tij të qeverisjes së ardhshme do të përkujdeset për ruajtjen dhe zhvillimin e Kaçanikut, pasi që qeverisja e tanishme nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Ai është zotuar se si kryetar i ardhshëm i komunës së Kaçanikut do t’i prijë ndryshimit të madh pozitiv përmes programit të tij qeverisës në të gjitha fushat.

Çaka u zotua se do të ketë depolitizim të arsimit dhe arsim cilësor. Po ashtu shëndetësia do të jetë një përkujdesje e veçantë gjatë mandatit të tij qeverisës, ku do të ketë veprime të shpejta dhe efikase  për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Kandidati i Nisma për Kaçanikun premtoi se do të ketë stimulim të fermerëve në bujqësi, ndërsa rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe ekonomisë, rinisë dhe sportit.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se me kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës Agim Çaka, Kaçaniku do të marrë frymë ndryshe dhe se nuk do të mashtrojnë qytetarët për të marrë votën e tyre.

Limaj tha se njerëzit e pashpresë kanë nevojë për mundësi dhe jo për përçarje e mashtrime, pasi Kosova ka nevojë për bashkim dhe frymë pozitive që bashkon njerëzit.

Ai ka ftuar elektoratin që më 22 tetor të dalin dhe të votojnë për ndryshime pozitive në Kaçanik, duke thënë se nuk do të shkojë katër vjet dhe NISMA do të jetë me shumicë kudo në Kosovë. Me këtë rast janë prezantuar edhe kandidatët e NISMA’s për asamble komunale të Nismës për Kuvendin Komunal të Kaçanikut, për të cilët u tha se kanë hyrë në këtë garë do të kërkojnë ndryshimin me Nismën për Kaçanikun.

Recommended for you