Lajme

Limaj në Suharekë: Një kryetar si Kadri Balaj, do ta kishte zili çdo komunë [video]

on

Suhareka ishte komuna e radhës ku NISMA për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore, ku të rinjve të kësaj komunë u është bërë thirrje që t’i bashkohen Nismës për t’iu dhënë një orientim dhe mundësi për të ardhmen.

Lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, në vazhdën e fushatës zgjedhore në Suharekë, ka thënë se ky qytet dhe gjthë qytetet e tjera, janë mësuar të dëgjojnë premtime, që nuk realizohen.

NISMA nuk premton ajo zotohet në pikat që ka për t’i realizuar. Kam nderin të flas dy fjalë për një njeri që ka qenë themeltar i ndryshimeve demokratike jo vetëm për Suharekën por gjithë Kosovën, tha Limaj.

Ai ka lavdëruar kandidatin Kadri Balaj, nga radhët e Nismës, duke thënë se jeta dhe angazhimi i tij për lirinë e Kosovës ka dekada dhe nga këto angazhime refuzuese të pushtetit serb Balaj është zhvendosur në Tiranë për të marrë angazhimin si një nga drejtuesit e diplomacisë shqiptare.

Suhareka ka një rast të jashtëzakonshëm që të ketë në krye një njeri me një përvojë të jashtëzakonshme profesionale. Një kryetar të tillë do ta kishte zili çdo komunë tjetër, u shpreh Limaj.

Kandidati i Nismës për të parin e kësaj komune Kadri Balaj tha se përveç se do ta përgjysmojë buxhetin për asfalt për t’i ndihmuar bujqit ai do të punësojë për çdo familje një anëtar.

Ka ardhur koha që në shërbim të komunës tonë të vijnë njerëz me vizion të qartë, ne këtë vizion e kemi dhe do ta bëjmë bashkë, tha Balaj.

Do ti kushtojmë rëndësi sidomos kategorive të dala nga lufta rritjen dhe subvencionimin dhe ndihmat sociale për qytetarët tanë dhe do të punësojmë nga një familjar për çdo familje në Therandë. Do t’i ndihmojmë bizneset për hapjen e vendeve të reja të punës, theksoi ai.

Balaj tha se është për keqardhje që të rinjtë tanë mendjen e kanë se si të ikin nga këtu dhe kjo duhet të ndalet urgjentisht tha ai.

Recommended for you