Lajme

Limaj takon Ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert

on

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të NISMA’s, Skender Reçica, kanë takuar sot, Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe Didier Chabert, ambasadori francez në Kosovë, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrët e NISMA për Kosovën, diskutuan për situatën politike në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, paraqiti pikëpamjet e tij dhe të NISMA’s rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdohet me procesin e reformave sa i përket agjendës europiane të Kosovës.

Po ashtu gjatë këtij takimi u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është mëse i nevojshëm për Kosovën.

Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.

 

NISMA për Kosovën

Recommended for you