Lajme

NISMA dridh Gjilanin – Hasani thotë se qytetari do të jetë zot në qytetin e tij 

on

Në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit e cila ishte e stërmbushur NISMA për Kosovën dega në Gjilan ka hapur të shtunën fushatën zgjedhore. Para shumë e shumë qytetarëve kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani ka prezantuar kandidatët për asamble komunale duke premtuar se në qeverisjen e tij Gjilani do të kthehet në duar të qytetarëve të tij. Ai ka thënë se qytetari i Gjilanit do të jetë zot në vendin e vet.

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj në hapje të kësaj fushate ka thënë se është kënaqësi i të jesh në kryeqendrën e Anamoravës në Gjilan, rajon ky që sipas tij më së miri e përfaqëson filozofinë e NISMA’s që është solidariteti mes njerëzve. Ai ka thënë se Gjilani gjatë luftës së fundit dhe luftës në Preshevëe ka dëshmuar se janë njerëzit më solidarë, duke shtuar se nuk ka vend dhe njerëz më solidarë se gjilanasit.  Ai ka thënë se në filozofia ë e NISMA’s është që të jenë afër njerëzve të varfër, afër punëtorit, afër atyre që nuk kanë hapësirë, afër bujkut, ndërmarrësit, afër familjeve që jetojnë me ndihmë sociale.

“ Ne po ecim anekënd Kosovës dhe po e shpalosim këtë filozofi politike që  bashkon njerëz. Ju e dëgjuat kryetarin dhe nuk dëgjuat asnjë premtim dhe nuk do ta dëgjoni as nga unë.  E nisi dhe e përfundoi fjalën e tij dhe nuk foli në emër të pozicionit të tij shtetëror si ministër. Ne nuk shfrytëzojmë pozitat tona dhe në emër  të mashtrimeve të kërkojmë votën. Kjo sallë këtu është e mbushur me premtime të atyre që ishin në pushtet. Këtu kanë ardhur ministra e  kryeministra dhe kush ka ardhur ka premtuar dhe mashtruar Gjilanin dhe Anamoravën. Na ne nuk do të dëgjoni asnjëherë fjalë të tilla. Ne asnjëherë nuk u kemi premtuar se do ta bëjmë atë dhe këtë. Këtë nuk po e bëjmë sepse ne mendojmë se e kemi obligim. Sot si kryetar partie e jo si zëvendëskyreminstër i ftojë të gjithë qytetarët e Gjilanit që të vlerësojnë me kujdes qeverisjen e deritashme. Është koha të bëni llogari. Nëse jeni të kënaqur me rezultatet e qeverisë lokale vazhdoni mëbshtene por nëse nuk jeni të kënaqur e keni mundësinë që ta ndryshoni me 22 tetor”, është shprehur Limaj.

Ai ka vlerësuar se Gjilani nga të ashtuquajturat parti të mëdha është përdorur si hambar i votave dhe më pas është harruar duke ia kthyer shpinën. I pari i NISMA’s, i ka porositur qytetarët e Gjilanit që të ndëshkojnë ata që e tradhtuan besimin e tyre gjithë këto vite.

“P or ju asnjëherë nuk keni kërkuar llogari prej tyre për votat që kanë marrë. Ata kanë ardhur këtu dhe janë ngarkuar fort me vota  dhe ua kanë kthyer shpinën dhe se kanë parë më këtë rajon dhe kështu do të vazhdojë sa herë që ju nuk kërkoni llogari. Ata do të vazhdojnë me këtë logjikë derisa ju nuk i ndëshkoni. Ndëshkoni të gjithë ata që kanë tradhtuar besimin tuaj dhe nuk i kanë përmbushur kërkesat e Anamaoravës.”, ka shtuar Limaj.

Ndërsa kandidati për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani, i cili është edhe ministër i Tregëtisë dhe Industrisë gjatë fjalimit të tij nuk e ka dhënë asnjë premtim nga pozicioni shtetëror që mbanë.

 

Hasani ka thënë se asnjë qeveri deri më tani nuk i ka dhënë Gjilanit vlerësimin e merituar.

“Të dashur qytetarë,  ka ardhur koha që qytetit tonë t’i kthehet jeta, zhvillimi dhe perspektiva. Ka ardhur koha që ju të jeni zot të qytetit tuaj!  Ka ardhur koha për NISMËN!. Të gjithë ju që jeni të pranishëm në këtë sallë e dini se parim i NISMA’së është solidariteti mes njerëzve dhe këto parime ne do t’i bëjmë parime edhe të qytetit tonë.

Ne nuk premtojmë gjëra të mëdha , të paarritshme që thuhen vetëm në kohë fushate, ne flasim për ato që do t’i realizojmë dhe që do ta bëjnë jetën tuaj më të mirë dhe Gjilanin një vend nga i cili nuk do të mendoni të largoheni kurrë.  Projektet të cilat do t’i premtojmë para jush,  do të bindeni se do t’’i realizojmë sepse njerëzit tanë janë njerëz me vullnet të hekurt, guxim qytetarë dhe moral për zhvillimin e qytetit tonë”, ka thënë Hasani.

Duke e paraqitur projektin e tij për Gjilanin, Hasani ka thënë se është  i vetëdijshëm që e presin shumë punë.

“Gjilanit i duhen shumë e shumë projekte por unë kam caktuar disa prioritete të cilat do ta bënin më të lehtë jetën tuaj. , të fëmijëve tanë, të secilit që shkelë në Gjilan. Ky program nuk është vetëm program fushate, por udhëzues për mua dhe ju që bashkë ta ndërtojmë Gjilanin  dhe që do të prekë në jetën tonë të përditshme.  Siç e thashë edhe më herët,  në qeverisjen e NISMA-s në Gjilan çdo qytetarë do të preket drejtpërdrejt nga programi  ynë,  i cili konsiston në përmirësimin e kushteve të jetesës së tij”, ka theksuar ai.

Si shtylla kryesore të programit tim janë pesë projekte kapitale me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qytetit të Gjilanit: krijimi i  një zone të lirë ekonomike, ndërtimi I një impianti të ujërave të zezarruga qarkore, trafiku urban dhe ndërtimi i një stadiumi me standarde evropiane.

“Ne synojmë zhvillimin e demokracisë, ndërtimin e shtetit të se drejtës, zhvillimin ekonomik dhe  krijimin e mirëqenies qytetare.  Ketë duhet ta e ndjen çdo qytetar i Gjilanit. E këtë do ta bëjmë me njerëzit më të mirë që kemi  dhe që janë pjesë e listës sonë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar besimin e gjilanasve për të si kandidat or kryetar komune dhe për ekipin e tij.

“Kërkojmë nga ju që mua dhe këtij ekipi, të na jepni mundësinë, na jepni besimin që Gjilanin ta bëjmë një vend nga i cili  nuk do të doni të largoheni kurrë.  Andaj më 22 tetor, kur të dilni para kutive të votimit, mendoni mirë se kujt do të ja jepni votën, kujt do të ja lini në dorë jetën tuaj dhe qytetin tonë. Mendoni për njerëzit që janë si ju, për njerëzit që do të ju bëjnë ta ndjeni veten të lirë për të dhënë ide dhe projekte nga e cila do të varet jeta juaj. Njerëz, ka ardhur koha e Gjilanit! Ka ardhur koha që qytetari i Gjilanit të jetë shefi në komunë! Ka ardhur koha për NISMËN. Votoni numrin 31!  Votoni kandidatin tuaj për kryetar Komune, votoni ekipin tuaj fitues!”, është shprehur Hasani.

Recommended for you