Lajme

Nisma në Kaçanik mbledh kryesinë, mobilizon strukturat për aktivitetet e ardhshme

on

Me prezencën e të gjithë anëtarëve të kryesisë, kryesia e degës mbajti takimin e radhës në të cilin takim u bë një analizë e hollësishme e situatës politike në nivel qendror dhe lokal.

Në takim ishte prezent edhe Avni Tafili të cilit kryetari së bashku me kryesinë i uruan mirëseardhje dhe suksese në rrugën e përbashkët drejt ndryshimeve të mëdha.

Nga niveli qendror rëndësi të veçantë i dha prezenca e anëtarit të kryesisë qendrore, Fehmi Hysenaj i cili me diskutimin e tij ngriti edhe më shumë motivin e anëtarëve të kryesisë në misionin e tyre në funksion të ndryshimit në Kaçanik dhe Kosovë.

Gjithshtu edhe Avni Tafili në diskutimin e tij shprehu kënaqësinë që tani e tutje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të jenë pjesë e Nismës për ndryshim.

Në diskutime morën pjesë shumica e anëtarëve të kryesisë dhe dominoi fryma e mobilizimit dhe fuqizimit të subjetit të shpresës për qytetarët e Kosovës.

Recommended for you