Lajme

NISMA në Prizren: Qeveria e papërgjegjshme në Prizren, rrezikon bizneset dhe shëndetin e qytetarëve!

on

Qeveria e papërgjegjshme në Prizren, rrezikon bizneset dhe shëndetin e qytetarëve!

Punimet e nisura para shtatë muajve dhe akoma të papërfunduara, e bëjnë të padurueshme jeten dhe zhvillimin e biznesit në “Tabakhane” të Prizrenit përkatësisht në sheshin “Alija Izetbegoviq”.

Qeveria e të denuarit për krim dhe korrupcion, R. Muja, në mungesë të vizionit dhe në kuader të projekteve mashtruese për shkak të fushates elektorale, ka hapur punime në infrastrukturen e qytetit në shumë rrugë dhe rrugica, ku përpos që po veshtirëson qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe zhvillimin e bizneseve në ato pjesë, ata me stërzgjatjen e punimeve, po e rrezikojnë edhe shendetin e qytetareve nga pluhuri, siç është rasti në lagjen “Tabkhane”.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve me pezmatim të arsyeshëm, vijnë në selinë e NISMA për Kosoven në Prizren, për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me punimet e sterzgjatura nga drejtoria e sherbimeve publike në Prizren, drejtori kjo që nuk i merr parasysh kerkesat e qytetarëve dhe punimet i kryejnë në sezonen kur pritet me u rrit puna në bizneset e tyre, siç është edhe në rrugen “Vatra shqiptare” në sheshin “Shadervan”.


NISMA-dega Prizren, shqetësimet e qytetarëve do ti ngrit në kuvendin komunal të Prizrenit dhe do të kerkoj përgjegjësi nga zyrtarët e të denuarit Ramdan Muja.

Zyra për Informim
NISMA për Kosovën- dega Prizren

Recommended for you