Lajme

Nisma po merr mbështetje të madhe nga qytetarët e Prizrenit (Foto)

on

Dega e Nismës për Kosovën në Prizren, në kuadër të takimeve me qytetarë, në formatin e “debatit publik”, sot ishte në lagjën Ortokoll – 28 Nëntori dhe në lagjën 11 Marsi – 2 Korriku.

Në praninë e kryetarit të partisë, Fatmir Limaj, të deputetëve, Valdete Bajrami, Enver Hoti, të sekretarit të përgjithshëm Bilall Sherifi si dhe deputetit njëherit kryetarit të degës së NISMA’s në Prizren, Zafir Berisha, u zhvillua ky debat me qytetarë, në një frymë bashkëbisedimi shumë konstruktiv.

Pyetjet e qytetarëve lanë për të kuptuar se tanimë ka ardhur koha e një orientimi të duhur politik dhe sa tashmë qytetari e din mirë se kush mashtroi me premtime të kota për kaq shumë vite në Kosovë dhe kush janë ata që ishin përherë afër popullit dhe që mbajtën fjalën e dhënë.

Kryetari Fatmir Limaj potencoi se ndryshimi po vjen dhe NISMA është ajo që këtë ndryshim do ta jetësoj, sepse ne jemi rreshtuar për ta dashur vendin, e jo për ta shkatërruar, siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve.

Kryetari i degës Zafir Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive dhe theksoi se Prizreni domosdoshmërisht duhet të ndryshoi sepse vetëm kështu mund të ndalen abuzimet me qytetarin tashmë të nëpërkëmbur nga të inkriminuarit politik në Prizren.

Këtë përmbysje aktuale politike, vetëm ekipi i NISMA’s mund ta arrijë, ngase tashmë thellë tek ne qëndron fuqia dhe besimi, që përfundimisht këtë qytet ta kthejmë në binarët e duhur, ka thënë kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Recommended for you