Lajme

NISMA publikoi emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave (Video)

on

 

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, sot në selinë qendrore të NISMA për Kosovën, në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për medie, ku dhe ka prezantuar emrat e kandidatëve të NISMA’s për kryetarë të komunave.

LIVE: Prezantimi i kandidateve per kryetar te komunave

Posted by Fatmir Limaj on Wednesday, August 23, 2017

Gjatë kësaj konference për medie, kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj, gjatë publikimit të emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave, tha se po ju ofrojnë qytetarëve kandidatë shumë të dëshmuar profesionalisht.

Gjithashtu, gjatë kësaj konference, kryetari Limaj tha se, NISMA për Kosovën do të përkrahë kandidatin e pavarur për komunën e Skenderajt, Bekim Jasharin.

Në Skenderaj, nga krejt informacionet që tashmë janë të qarta, Nisma për Kosovën ka nderin dhe kënaqësinë që ta mbështes fuqishëm kandidimin e pinjollit të familjes Jashari, Bekim Jasharin. Por, jo vetëm që jemi të kënaqur, por do ta ketë mbështetjen e plotë të Nismës për Kosovën, Bekim Jashari për kryetar të komunës së Skenderajt”, tha kryetari Limaj.

Po ashtu gjatë kësaj konference, kryetari Limaj, tha se edhe dega e Nismës në Shtime, do të mbështet kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti.

Më poshtë keni gjithë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët i bëri publik në konferencë për medie, kreu i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.

 

Këta janë kandidatët për kryetarë të komunave, dhe bartësit e listave të kandidatëve për asamble komunale nga NISMA për Kosovën

 

  • Prishtinë

Kandidat për kryetar, Shyqiri Bytyqi

Bartës i listës, Baton Dushi

 

  • Prizren

Kandidat për kryetar, Zafir Berisha

Bartës i listës, Sinan Aliaj

 

  • Malishevë

Kandidat për kryetar, Ragip Begaj

Bartëse e listës, Arbëresha Krasniqi

 

  • Drenas

Kandidat për kryetar, Isa Xhemajlaj

Bartës i listës, Vehbi Berisha

 

  • Lipjan

Kandidat për kryetar, Heset Sahiti

 

  • Suharekë

Kandidat për kryetar, Kadri Balaj

Bartës i listës, Sami Hajdaraj

 

  • Gjilan

Kandidate për kryetare, Anila Kastrati

Bartës i listës, Bajram Hasani

 

  • Kaçanik

Kandidat për kryetar, Agim Çaka

 

  • Gjakovë

Kandidat për kryetar, Fazli Hoxha

 

  • Klinë

Kandidat për kryetar, Nezir Gashi

Bartës i listës, Naser Morina

 

  • Vushtrri

Kandidat për kryetar, Avdullah Vojvoda

 

  • Rahovec

Kandidat për kryetar, Besnik Hoti

 

  • Mitrovicë

Kandidat për kryetar, Qazim Shala

Bartës i listës, Hysni Ahmeti

 

 

  • Ferizaj

Kandidat për kryetar, Besnik Berisha

 

  • Deçan

Kandidat për kryetar, Shkodran Imeraj

 

  • Pejë

Kandidat për kryetar, Sali Kelmendi

Bartës i listës, Gëzon Berisha

 

  • Dragash

Kandidat për kryetar, Fatmir Halili

 

  • Fushë Kosovë

Kandidat për kryetar, Driton Ademi

 

  • Kamenicë

Kandidat për kryetar, Albert Sermaxhaj

 

  • Obiliq

Kandidat për kryetar, Mexhid Krasniqi

 

  • Podujevë

Kandidat për kryetar, Xhemajl Hasani

 

  • Kllokot

Kandidat për kryetar, Mervan Rexhepi

 

  • Shtime

Bartësi i listës, Fehmi Hysenaj

Dega e Nismës në Shtime mbështet kandidatin e pavarur, Fatmir Rashiti.

 

  • Skenderaj

Bartës i listës, Beqir Veliu

Dega e Nismës në Skenderaj mbështet fuqishëm kandidatin e pavarur, Bekim Jashari.

 

  • Istog

Bartës i listës, Musa Fetahu

Recommended for you