Lajme

Profesori Nijazi Halili i bashkohet NISMA’s

on

Doktori i shkencave në administrim biznesi, Nijazi Halili, njëkohësisht anëtar i rregullt i Alumnit të Asociacionit të Universitetit të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën.

 

Në takimin që Halili e pati me kryetarin e NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe sekretarin e përgjithshëm të NISMA’s, Bilall Sherifi, tha se i bashkohet vizionit të NISMA’s, me bindjen se kjo është zgjidhja e duhur dhe do ta mbështes fuqishëm vizionin politik të kryetarit Limaj.

 

Profesor Halilit, kryetari Limaj i ka uruar mirëseardhje në ekipin e NISMA’s, për të derguar përpara procese të rëndësishme me interes për vendin.

 

NISMA është në kontakte të vazhdueshme edhe me personalitete e grupe të ndryshme të shoqërisë tonë, të gatshme për t’ju bashkuar vizionit tonë socialdemokrat.

Recommended for you