Programi

PROGRAMI
Hyrje
Rruga e popullit shqiptar të Kosovës deri te liria, pavarësia e demokracia ishte sa e
gjatë e po aq e vështirë. Edhe më e vështirë ishte rruga e popullit tonë pas Shpalljes së
Pavarësisë se Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. U deshtë të kalojnë 96 vite të tjera deri të
Pavarësia e Kosovës e shpallur në Kuvendin e Kosovës nga të zgjedhurit e popullit më 17
shkurt 2008. Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshën shumë përpjekje e sakrifica, u desh
edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftë që i hapi rrugë lirisë, pavarësisë e
demokracisë. Vetëm pas luftës çlirimtare, pluralizmi politik në Kosovë formoj bazën e tij
substanciale për zhvillimin e demokracisë. Ky zhvillim i ri i pluralizmit demokratik në
Kosovë u mundësua, pra vetëm pas qershorit të vitit 1999 kur populli i Kosovës u bë i lirë
dhe zot i tokës së vet.

NISMA është parti e orientimit të majtë politik, e cila për qytetarët e tanë sjellë
frymën e socialdemokracisë perëndimore në Kosovë, për të forcuar solidaritetin qytetar
për një drejtësi sociale e cila kaq shumë na duhet për ti dhënë hapësirë të re progresit dhe
zhvillimit shoqëror e ekonomik në Republikën tonë.
Nuk është vetëm sfidë e Nismës sesi do ecim bashkë tutje në zhvillimin e
demokracisë, në ndërtimin e shtetit të se drejtës, në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e
mirëqenies qytetare, sfida është për secilin subjekt politik e qytetar te Republikës sonë.
Ketë duhet ta e ndjen çdo qytetar i saj, kudo që ai apo ajo punon e jeton.
NISMA për Kosovën synon të ndërtoj një solidaritet të ri në mes qytetarëve tanë,
solidaritet i mishëruar në një kontratë të re sociale ku çdo e drejtë e njeriut tonë është një
përgjegjësi e një numri shumë herë më të madh të bashkëqytetarëve tanë, sesa numri i
anëtarëve të Nismës. Kauza politike e shqiptarëve për shtet ndërtim është shumë herë më e
madhe sesa kauza e Nismës, prandaj ne po e kërkojmë mbështetjen qytetare në çdo cep të
Kosovës, në çdo lagje, fshat e qytet të saj.

Sot, 16 vjet pas lirisë se Kosovës, shoqëria shqiptare në Kosovë ka ndryshuar shumë,
krahasuar me vitet e vështira të robërisë. Sot, mes vullnetit qytetar dhe politikës është
krijuar një hendek i madh që kërkon ndryshim të thellë e përmbajtjesor.
NISMA duhet të ndahet qartazi e pa ekuivokë nga politika e shurdhër që nuk ka veshë e sy
t’i dëgjojë e ti shikoj drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim e as gojë që
t’u flasë njerëzve për problemet e përditshmërisë se tyre haptas e çiltas.
NISMA se bashku me te edhe qytetarët duhet të ndahen një herë e mirë nga politika
që nuk prodhon siguri e stabilitet, që nuk ka mendje e zemër që t’i shoh e ndjejë
vështirësitë e shqiptarëve dhe njerëzve të tjerë të këtij vendi.
NISMA Socialdemokrate duhet ta e kapë ndjenjën e pasionit që i entuziazmon
njerëzit për politikë demokratike e progresiste, duke i ndarë ata një herë e mirë nga
politika që s’mund të transmetojë tutje energjitë pozitive dhe vlerat e kombit tonë.
NISMA ka synim që t’i përfshijë qytetarët shqiptarë e komunitetet pakicë në një
projekt të ri shprese e besimi për një të ardhme të përbashkët. Por, këtij projekti të ri duhet
t’i bashkohen intelektualët e ri, ekspertët dhe shumica e qytetarëve të vendit tonë. Duhet të
bashkohen të gjithë ata që e duan me zemër e pa hile nënqiellin tonë të përbashkët –
Republikën e Kosovës.

Apel të gjithë atyre që janë për ndryshimin
NISMA dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të
ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij.
NISMA do të ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë
ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë. I bëjmë thirrje çdo gruaje
a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës për ndryshime
se nuk do të pendohen. Kërkojmë nga çdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të
vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve.
NISMA i premton çdo punëmarrësi se NISMA do t’i ndihmoj në ndryshimin e
kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë
e shërbimit a të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim.
NISMA i premton çdo organizate joqeveritare që do të ndryshojë sado pak
shoqërinë tonë të prapambetur ekonomikisht se me ne dhe qytetarët e bashkuar rreth
kësaj ideje, vjen ndryshimi i madh që i duhet Republikës sonë.
NISMA Socialdemokrate dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komunitet të organizuar që
synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike se do ketë mbështetjen
tonë.
NISMA do t’i ndihmoj mediet e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të
shkruar e folur lirshëm, drejt e në mënyrë profesionale, për të thënë me guxim e
kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medies.
NISMA do t’i ndihmoj çdo intelektuali a akademiku, mjeku a juristi, ekonomisti a
shkencëtari që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, të kontribuoj në cilësinë e
jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës.
Le të bëhemi bashkë të gjithë ne, që jemi dhe e duam bashkimin Socialdemokrat!
Socialdemokracia e socialdemokratët, afrojnë e garantojnë shtetin e se drejtës dhe shtetin e
drejtësisë sociale! Mos të lemë që të na humbas koha!

Vizioni dhe misioni ynë – shteti me demokraci e ekonomi të
zhvilluar

Rruga e Nismës është një rrugë e filluar dhe e pambaruar, se e tillë është rruga e
Kosovës kah ardhmëria.
Programi i Nismës është një libër i hapur që kërkon të plotësohet çdo ditë e çdo orë
nga ekspertet dhe shkencëtarët e rinj të Kosovës se pavarur. Ne po e nisim një rrugë te re
për Kosovën, por, qytetarët janë ata që do ta vulosin fatin e tyre dhe fatin tonë të
përbashkët.
NISMA beson se shpresa të reja do të lindin për njeriun tonë nga leximi i këtyre
rreshtave që po i nënvizojmë në Programin e NISMËS për Kosovën.
Vizioni ynë është: Kosova shtet i së drejtës, shtet i dijes, shtet i zhvilluar, shtet i drejtësisë
sociale dhe shtet i integruar në BE.
Misioni ynë është: Bërja e Kosovës, shtet me demokraci të zhvilluar, shtet me ekonomi të
zhvilluar, të dashur dhe të respektuar për të gjithë qytetarët e saj.
Rruga jonë është: Zhvillimi i vazhdueshëm i politikave të reja qytetare e për qytetarët.
Sfida jonë është: Kthimi i besimit të qytetarëve tanë për një jetë më të dinjitetshme në
Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike.
Fuqia jonë konsiston: Në Nismën për Kosovën, në bashkimin tonë demokratik për
Kosovën, në njerëzit tanë të ri e inteligjent, në guximin tonë për të ndryshuar dhe në begatit
tona tokësore e nëntokësore.

NISMA SOCIALDEMOKRATE , SHPRESË DHE BESIM PËR TË GJITHË
NISMA shpreson e beson në të ardhmen e shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë të
Kosovës. Atdheu ynë ka një histori të gjatë e të vështirë mbijetese, përgjatë historisë
shqiptarët kanë treguar se dinë t’ia dalin mbanë edhe në rrethana të vështira robërie e
trysnie.
Ne, shqiptaret e Kosovës jemi dëshmi e gjallë e një energjie pozitive dhe aftësie të
rrallë për t’u përshtatur me kohën e me hapësirën e re të pas vitit ’99. E kemi lënë pas të
shkuarën e dhimbshme plotë sfida dhe kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës sonë
në funksion të integrimit në një botë rregullash të reja progresive e solidariteti.
Duke pasur sukses në jo pak raste, kemi arritur të ngremë në këmbë sipërmarrje
mbresëlënëse, të nxjerrim në dritë dhunti e realitete të vështira gjeografike, historike,
ekonomike, sociale dhe të ngritën në shkallë të ndryshme karrierash të suksesshme nëpër
vende të ndryshme në botën demokratike.
Ne besojmë se në Kosovën e lirë, aty ku njeriu ynë do të ketë shpresë dhe besim për
të ardhmen e tij të sigurt. Në atdheun tonë askush nuk guxon të ndjehet i tepërt apo i huaj
për shkak të gjinisë, etnisë, fesë, krahinës, apo bindjeve politike a ideologjike.
Atdheu ynë sot më shumë se kurrë duhet të jetë i hapur si ndaj burrave ashtu dhe
grave, si ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve pakicë.
Kosova sot duhet t’u ofrojë shanse e mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa
përjashtim.

PËR NJË RIMKËMBJE EKONOMIKE
Me barazinë gjinore e nacionale, ne shohim burimin e pashfrytëzuar të zhvillimit
politik e demokratik, shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë i cili më të drejt synon
integrimin në vlerat euro-atlantike.
NISMA ka një dëshirë të madhe që të nxitë individualizmin për mëkëmbje
ekonomike. Njeriu ynë duhet të ketë edhe një ambicie të re shoqërore për zhvillim
ekonomik përmes një arsimi e rivlerësimi të ri për punën.
Papunësia në Kosovë s’mund dhe nuk guxon të mbetet një sëmundje e pashëruar
shoqërore, e cila rëndohet vit pas viti mbi jetën e njeriut tonë. Çdo qytetari duhet t’i
garantohet e drejta e tij e punës dhe askush nuk duhet të privohet nga mundësia për të
jetuar me punë të ndershme dhe për të përgatitur përmes punës të ardhmen e fëmijëve të
tij.
Ne, socialdemokratët e Kosovës besojmë tek një Kosovë solidare për shkak që
shumë qytetarë i ka në vështirësi. Jo të gjithë ia dalin që të kenë një jetë të dinjitetshme për
njëmijë e një arsye.
Ende shumë familje tek ne jetojnë nën minimumin e nevojave jetësore. Shumë
qytetarë të tjerë në Kosovën e lirë nuk arrijnë t’i shkollojnë fëmijët e tyre. Shumë të tjerë
janë të detyruar të braktisin atdheun për shkak të pamundësisë për të gjet një vend pune
dhe një strehë banimi. Mbi 60% te të rinjve të përgatitur për tregun e punës, janë të
papunë.

NDËRTIMI I SHTETIT TË SË DREJTËS
Ne duam të kthejmë besimin e qytetarëve tek bijtë e vet të politikës. Shteti i ynë –
Republika e Kosovës për shtetasit e vet duhet të jetë i drejt dhe i paanshëm. Politika e re e
Nismës është politikë e jetës së njerëzve në një periudhë kur ata kanë humbur besimin te
politika jonë, e kur jeta e tyre rëndom shfaqet e zhveshur nga vlerat njerëzore, kulturore e
kombëtare.
Ne të Nismës duam ta ndryshojmë politikën, ta transformojmë shoqërinë, ta
ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe
të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët.
NISMA është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty
ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të
çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e
të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë.
Politika e Nismës nuk premton atë që nuk e realizon dot dhe e bën realitet çdo gjë që
ua premton qytetarëve të vet. Fitorja politike e Nismës Socialdemokrate është instrument
ynë e jo qëllimi ynë në vete. Ne s’duam të luftojmë askënd, por jemi të vendosur të kryejmë
misionin që NISMA ia ka ve vetes – ndërtimin e Shtetit të se drejtës.
Ne e kemi themeluar Nismën për t’i jetësuar vlerat e parimet tona njerëzore e
kombëtare të qartësuara mirë e kujdesshëm në programin vizionar të Partisë sonë.
Ne te Nismës ju qasemi çështjeve pa asnjë paragjykime ideologjik, por duke ju
referuar me besnikëri vlerave e parimeve tona politike e kombëtare. Zgjidhjen e
problemeve të shumta të njerëzve e synojmë përmes politikave realiste, të cilat kërkojnë
rezultate konkrete e jo mashtrimin e njerëzve tanë të mirë e të ndershëm.
Ne, socialdemokratet e Kosovës i shohim padrejtësitë shoqërore, te varfëria e
stërzgjatur, te pabarazia e ngulitur nder breza, te injoranca e trashëguar dhe e ushqyer nga
pushtetarët injorantë e të padijshëm, te dhuna e te korrupsioni, te këta armiq të përbashkët
te të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ne jemi të bindur se politika e re e vjetërsuar para kohe në Republikën tonë të re, e
shohim urrejtjen dhe cinizmin e barikadimeve jo demokratike të partive politike
klienteliste të cilësuara si demokratike që po ia zënë frymën vendit e popullit tonë
liridashës.

PËR NJË SHOQËRI TË HAPUR
Ne jemi të bindur se u ka ikur koha fjalëve të ndara nga veprat, u ka ikur koha
partive të mbyllura hermetikisht ndaj shoqërisë së re të Kosovës. Ka ardhur koha që të
bëhemi bashkë ne qytetarët e ndryshimeve pa marr parasysh ku ishim dje, në ketë apo në
atë parti politike, ne kemi obligim për të hapur një rrugë të re kah ardhmëria, këtë ua kemi
borxh fëmijëve tanë të mrekullueshëm.
Për Nismën, ka ardhur koha që problemet e njerëzve të tjerë t’i shohim si të ishin
tonat, që t’i zgjidhim njësoj si të ishin tonat. Te se cila familje në nevojë, në fshatin e qytetin
tonë, ta shohim si familjen tonë, te secili fëmijë që nuk shkon në shkollë për çfarëdo
arsyeje qoftë apo nuk ka mjete jetese, ta shohim si fëmijën tonë, tek çdo padrejtësi që e
shohim kudo në Kosovë, ta gjejmë arsyen për ta bërë atë pjesë të betejës sonë politike për
ta zgjidhur me urtësi e drejtësi.
Kosovën, shtet të se drejtës u’a kemi borxh fëmijëve tanë. Shteti i se drejtës nuk
është vetëm çështje e shtetit apo e partive politike, por mbi të gjitha është çështje e të
gjithëve. Pa një shoqëri të hapur e civile që luan plotësisht rolin e saj, pa një shtresë
intelektuale me qasje kritike ndaj politikës, vendi ynë s’mund të ecë asnjëherë si duhet në
udhën e perspektivës demokratike dhe evropiane. NISMA kërkon dhe inkurajon
angazhimin qytetar dhe humanitar për të qenë segment i rëndësishëm në ndërtimin e një
politike të re në Kosovë.
Ne kërkojmë dhe duam ta shohim qeverisjen kombëtare dhe vendore të ndërtoj
shkolla e spitale, të shtrojë rrugë të reja drejt fshatrave dhe qyteteve.
Ne duam t’i shohim qytetarët pa dallim etnie që të bëhen aktor aktive të debatit
demokratik, të behën ura të integrimit e bashkëpunimit shoqëror dhe të behën pika
referimi të politikëbërësve tanë.
Ne dëshirojmë që t’i shohim qytetarët të marrin përgjegjësi aktive në zhvillimin e
demokracisë dhe në shtetndërtim.

NË QENDËR TË NISMA-së – NJERIU
NISMA për Kosovën dëshiron që ta kthen politikën në duart e qytetarëve duke vënë
në qendër njeriun dhe nevojën e tij për më shumë liri, të drejta e mundësi të barabarta.
Ne synojmë të bëjmë politikë me fjalë të thjeshta dhe me një legjislacioni koherent e
të standardeve evropiane.
Ne duam një parlament që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, që janë
ligjbërës të përgjegjshëm dhe kontrollues të kujdesshëm të shpenzuesve të parasë publike
nga institucionet e shtetit.
Politika e re është pasion, është përkushtim permanent, është shërbim i
vullnetshëm dhe i përgjegjshëm. Politika e re është një rrugë e re reformash vizionare që
përshpejtojnë ndërtimin e shtetit të se drejtës. Politika e re është dashuri për fëmijët tanë
pa dallime etnike fetare dhe gjinie. Pa asnjë ngurrim a paragjykim, me urtësi e kurajë të
njerëzishme, ne do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve në një vullnet për mirë qeverisje e
solidaritet.

PËR EKONOMINË E TREGUT TË LIRË
Ne mbështesim ekonominë e tregut, tregun e lirë, por jo shoqërinë e tregut për
përfitime të jashtëligjshme. Ekonomia e tregut nuk mund të funksionojë pa rregulla të qarta
ligjore, pa institucione që nuk lejojnë pasurimin e një pakice dhe varfërimin e shumicës.
Ne i pranojmë rregullat e ekonomisë moderne të tregut dhe tregtinë e lirë, por jemi
dhe duhet të jemi mirë të organizuar për t’ju kundërvë fuqishëm kapitalizmit banditesk, ku
lejohet informaliteti, arbitrariteti, dhuna.
Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci ekonomike e bazuar në
transparencën e tregjeve, nxitjen e sipërmarrjes dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci sociale që bazohet në jetësimin
e plotë te të drejtave kushtetuese, ku e drejta për punë duhet ta zënë vendin që i takon.
Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci politike që promovon aftësinë e
institucioneve për të përfaqësuar shoqërinë qytetare.
Qytetari ynë ka nevojë për një shtet të se drejtës, shtet që nuk merret me gjithçka e
nuk zgjedh asgjë. Shteti duhet t’u kushtojë qytetarëve më pak dhe t’u garantojë shërbime
më cilësore sesa që është aktualisht.
Qytetari ynë ka nevojë për një shtet modern të se drejtës që nuk heziton të veprojë
për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, drejtësinë sociale dhe interesin publik. Qytetarëve
tanë u duhet një shtet i se drejtës që nxit rritjen e cilësisë së jetës, të arsimit e të edukimit,
të mjedisit, të bashkëjetesës qytetare e demokratike.
NISMA nxit ripërtëritjen morale përmes shkollës, vlerësimit të punës, respektit për
të drejtat e liritë njerëzore dhe për Kushtetutën e ligjin.
Shteti që duam ne duhet të funksionojë si investitori më i madh social, ku qeveria,
ekonomia dhe shoqëria civile duhet të jenë të lidhura në interes të solidaritetit dhe
drejtësisë shoqërore.
Ne duhet të jemi aktivë në mbrojtjen e lirisë së tregjeve, në lehtësimin e
funksionimit të sipërmarrjeve, në nxitjen e krijimit të të mirave materiale, sepse kapitali
privat është esencial për investimin social.
Puna do të jetë epiqendra e politikës dhe e shoqërisë në Kosovën e Drejtësisë
Sociale. Sfida jonë është rritja e vlerës së punës përmes një politike që rivlerëson punën si
çelësin e së ardhmes prosperuese, që e trajton papunësinë jo si një problem teknik apo
ekonomik, por mbi të gjitha si një problem të madh moral, njerëzor e shoqëror.

NJË TREG TË PËRBASHKËT KOMBËTAR
NISMA për Kosovën, angazhohet fuqishëm për tregun e përbashkët kombëtar, pa
ketë bashkim të tregut në shkallë kombëtare, ne nuk e shohim zhvillimin e as perspektivën
e vendit e të kombit tonë. Shqiptarët e dy shteteve të pavarura dhe aty ku janë
shtetformues, duhet të punojnë pa u vonuar për krijimin e tregut të përbashkët në të gjitha
fushat e jetës.
NISMA Socialdemokrate, do të jetë iniciatore e një debati të hapët e të çiltër për
ecjen e gjithë kombit nga ardhmëria. Fati i kombit, nga e si do të eci kombi në ardhmëri nuk
mund të jetë çështje parciale apo e dëshirave të ndonjë subjekti politik, por vullnet i kombit
dhe i përfaqësuesve të tij, në institucioneve më të larta të shteteve tona.

NISMA SOCIALDEMOKRATIKE E KOSOVËS ËSHTË RRUGA PËR NE EVROPË
E duam Evropën pse rrugën drejt saj na e hapen rilindësit mendjendritur, e të cilën
gjë shpesh infektues të ideologjive të lindjes na e mohuan. E vërteta është se pakkush ndër
ne e ka mohuar mendimin e artë të themeluesve të kombit shqiptar e të shqiptarizmës. Po
të mbeteshim në vorbullën e ideologjive të Lindjes, ne, shqiptarët do të ishte më larg sesa
afër Evropës. Sot nuk ka ndonjë popull në Evropë që me vullnetin e tij do të ishte më
evropianë sesa shqiptarët. Evropa me shpejtësi po hapëron drejt një realiteti të ri global,
kurse Kosova shteti më i ri evropian po ecën tepër ngadalë. Të ndjesh përgjegjësinë për
këtë vonesë që thellohet nga dita në ditë dhe pa e fshehur vonesën e të ecurit tonë kah BE11
ja për shkak pa përgjegjësisë politike të qeveritarëve. Me paaftësinë dhe burokracinë tonë,
integrimi ynë në BE-në do të zgjasë pafundësisht.
Dikush në vendin tonë 15 vjet pas lirisë e gjashtë vjet pas pavarësisë duhet ta ndjen
përgjegjësinë për këtë hendek që thellohet dhe është duke u thelluar për shkak të vullnetit
të munguar politik të qeveritarëve që plotë gojën e kanë “integrime evropiane”.
Ne, nuk duhet të gënjehemi e as mashtrohemi se imazhin tonë do ta ndryshojnë e
përmirësojnë ata që ia hoqën çdo fre krimit e korrupsionit.
Ta kërkosh Evropën në shkollat e universitetet, ambulancat e në spitalet tona, në
gjykatat e institucionet tona kjo do të thotë ta kërkosh Evropën në rrugët e pasigurta të
vendit tonë, në pejsazhin buzë tyre të mbuluar nga plehrat e ndyrësirat e ndryshme. Veç
kësaj do të thotë ta kërkosh Evropën në qytetet e fshatrat tona të kapura nga papunësia e
varfëria e skajshme.
Kërkimi i Evropës në meset më të varfra të jetës sonë kulturore, ku rrallëherë fryn
ndonjë fllad i lehtë, e ku ligjin e bëjnë të pa kulturuarit, është sikur të “prashitësh në ujë”.
Të ndjesh përgjegjësinë për këtë zbrazësi që duhet mbyllur një orë e më parë, pra, para
sesa të rrezikojmë të ardhmen e fëmijëve e pse jo edhe të kombit.
Sot ne e shohim dhe ndjejmë këtë përgjegjësi që nuk është vetëm e politikës, e
njerëzve të kulturës, por e çdo qytetari të vendit tonë. Evropa është vizioni ynë, por para
kësaj, vizioni ynë duhet të jetë për Kosovën e lirë, sovrane e demokratike. Para kësaj,
vizioni ynë është për një ekonomi, tregti, arsim, kulturë, shëndetësi e turizëm pa kufi në
gjithë hapësirën tonë kombëtare.

TE KULTIVOJMË DASHURINË PËR DIJE, ARSIM E EDUKIM
NISMA është në kërkim të një qytetarie ku qenia kombëtare është nder e krenari e
shekullit të ri. E drejta për të dashur veten, kombin, lirinë e drejtësinë është njerëzore, këto
kërkesa duhet të shtrihen tek të drejtat për arsimim e edukimin, për punësim, për integrim
social dhe sigurinë të garantuara në ligje e Kushtetutë.
Politika e këtyre viteve të lirisë, pavarësisë e të demokracisë ka dështuar në
përpjekjet e saj për të reformuar arsimimin, shëndetësinë, për të shtuar punësimin përmes
privatizimit, kanë dështuar edhe në integrimin social të qytetarëve në nevojë dhe me
nevoja të veçanta.
Skemat e solidaritetit qytetar e shtetëror të asistencës e të ndihmës ekonomike
kanë rezultuar pa asnjë sukses real në jetën e njerëzve tanë me të ardhura minimale për
jetën. Përveçse i kanë lënë këta njerëz në nevojë ashtu siç i kanë gjetur, individë e grupe të
demoralizuar nga rrjedhat e zhvillimit shoqëror kanë mbetur më shumë se të zhgënjyer.
Skemat në fjalë jo radhë i kanë shfrytëzuar dhe i kanë abuzuar shpesh duke i kushtëzuar
më shkëmbimin e votës (në zgjedhje), kështu kanë krijuar një vartësi paralizuese të
individit skamnor nga politika, shteti e burokracia antidemokratike.

PËR SOLIDARITET NJERËZOR
NISMA për Kosovën është në kërkim të një solidariteti të ri në shoqërinë tonë, duke
kërkuar një kontratë e re sociale të bazuar në vetëdijen se çdo e drejtë duhet të jetë një
obligim e përgjegjësi e politikës. Cilido që përfiton nga të mirat e përbashkëta duhet t’i
përdorë ato në mënyrë të përgjegjshme, duke i’a kthyer komunitetit shoqëror në formën e
kontributit të drejtpërdrejtë. I parë si element kyç i qytetarisë së shekullit të ri, ky parim të
duhet vlejë për politikanët njësoj si për qytetarët, për të pasurit njësoj si për të varfëritë,
për sipërmarrjet e mëdha njësoj si për individët. Integrimi social është një sfidë madhore
për progresistet e Nismës për Kosovën.
NISMA do të ofrojë ndihmë për të ndryshuar kushtet e rrethanat e jetesës për
qytetarët që meritojnë mbështetje sociale.
Ne jemi të bindur se lëmosha për të mbijetuar nuk afron kushte për një jetë të
dinjitetshme.
Përgjegjësia jonë sociale nuk mund të shihet te niveli i shpenzimeve publike, por,
para se gjithash tek efikasiteti i tyre, por edhe tek ajo sesi këto shpenzime i ndihmojnë
njerëzit e nevojave sociale e ndihmojnë veten e tyre. Barazia për Nismën është një e drejtë
e mundësive të barabarta në mes të njerëzve.

SIPËRMARRËS E QYTETARË QË E DUAN SHTETIN DHE INVESTOJNË
PËR TË

NISMA Socialdemokrate mendon se taksa e vjetër majtiste se: “Takso më shumë
shpenzo më shumë”, për vendin tonë, në rrethanat e krijuara pas luftës çlirimtare nuk është
zgjedhja e duhur.
Ne jemi të bindur se ulja e taksave pa ndonjë kontroll të vëmendshëm, nuk premton
mirëqenie e drejtësi sociale. NISMA do të kërkojë gjithnjë, rrugë e ide të reja për të fituar
mbi sfidat e tranzicionit demokratik nëpër të cilin po kalon Kosova.
Për të qenë ne, të Nismës në lartësinë e misionit tonë, duhet të jemi të përkushtuar,
për funksionimin e objektivave që ia kemi vërë vetës si qëllim programor. Qëllimi ynë dhe
vendosmëria jonë është të ndërtojmë një shoqëri në të cilën individët kanë respekt e
dashuri për shtetit, kjo nuk nënkupton se individi duhet të gjunjëzohet para padrejtësive te
sundimtarëve që kanë kapur shtetin.
Ne na duhen më shumë sipërmarrës të cilët duke i respektuar ligjet në fuqi për të
ndihmuar zhvillimin dhe punësimin e njerëzve tanë.
Në rrethanat e krijimit të një tradite që ka krijuar individ të fuqishëm që
shfrytëzojnë shtetin për të vjelë haraçe të ndryshme. Praktikat e tilla kanë diskredituar
shtetin ligjor dhe sipërmarrjen e lirë.
E drejta e sipërmarrjes është përgjegjësia e politikës qeverisëse. Bizneset dhe
investitorët e suksesshëm për ne janë dhe do të jenë të nderuar e të respektuar përderisa
janë në shërbim të zhvillimit e progresit.
Për Nismën, stabiliteti, siguria, paqja, liria, barazia, puna, solidariteti përbëjnë
trashëgiminë historike të njerëzve të progresit. Program politik i Nismës do të ndihmonte
integrimin, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, mundësitë e barabarta si për burrat e po
ashtu edhe gratë.

PËR NJË RINI TË ANGAZHUAR PËR NDRYSHIME
NISMA për Kosovën që vizion të saj ka demokratizimin e jetës në Kosovë dhe
njëkohësisht rrugën e integrimeve evropiane. Për shqiptarët ky vizion ka një histori më se
paku dy shekullore. Kosovës i duhet një subjekt politik që në epiqendër ka qytetarin dhe
perspektivën e tij. NISMA për Kosovën është një subjekt politik që ka lindur për t’i prirë një
ndryshimi të madh historik e shoqëror që duhet të ndodh në Kosovën e pavarur, sovrane e
demokratike.
Pas lindjes së Nismës për Kosovën, po nisë fuqishëm angazhimi i ri i rinisë sonë, i
ekspertëve tanë për shtetin e se drejtës që po i mungon shumë Kosovës. Politika shqiptare
në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.
NISMA është nisur për ti dhënë kuptim të ri politikës sonë, demokracisë e drejtësisë.
do të vijojë rrugën e hapur të reformimit rrënjësor e të domosdoshëm të demokracisë në
Kosovë.
NISMA duhet të ndahet njëherë e mirë nga politika që nuk ka sy e veshë t’i shikoj e
dëgjojë shqiptarët e as gojë që t’u flasë për problemet e hallet e tyre reale politike a
ekonomike qofshin.
NISMA duhet ta bëjë të sajën si një parti e madhe qytetare e demokratike, e cila do të
jetë një forcë që do e bëjë historinë, të cilën do ta shkruajnë të tjerët.
NISMA do të jetë një forcë e gjallë në lëvizje e transformim të përhershëm, një forcë
që do të mishëron ambicien e shqiptarëve për Kosovën – shtet të se drejtës.
NISMA e jonë socialdemokrate do të jetë një bashkimi i qytetarëve të barabartë,
modeli i bashkëjetese në mes të barabartëve, ku çdo detyrë është obligim e përgjegjësi.

PËR BARAZI GJINORE PA PARAGJYKIME
Ne do të jemi subjekti i promovimit të barazisë gjinore në rajon. NISMA nuk do ta
pranojë si të paarritshëm e të pandryshueshme në shoqërinë tonë ku dituria, përvoja,
ndjeshmëria, dëshira e grave për punë e politikë jashtë mureve të shtëpisë e të mentalitetit
patriarkal ndeshet rëndom me një mur paragjykimesh, pengesash, përjashtimesh,
refuzimesh, që e thellojnë pabarazinë e padrejtësinë.
NISMA do të jetë promotori i rrëzimit të këtij muri patriarkal që pengon punësimin
dhe afirmimin profesional të grave e të vajzave shqiptare të Kosovës.
NISMA donë dhe dinë ta bëjë dhe ta fitojë luftën e vështirë kundër dhunës ndaj
grave, vajzave e fëmijëve, duke e kthyer këtë çështje në një prioritet jetësor të qenies sonë e
duke bërë të mundur që institucionet kombëtare dhe vendore të venë në lëvizje
instrumentet e përshtatshëm për ta frenuar këtë dhunë të pa tolerueshme.
NISMA e ka nisur rrugën e re e bindur se nuk mund ta ndihmojmë demokracinë në
Kosovë, pa i dhënë një fuqizim të ri demokracisë brenda subjektit tonë.

PËR QYTETARË TE BARABARTË PARA LIGJIT
NISMA për Kosovën nuk është ndërtesë derëmbyllur që duhet parë si një rrugë me
shumë peripeci, por është një hapësirë e madhe lirie e veprimi, vizioni për shoqërinë
shqiptare, vlerat, parimet, synimet e shqetësimet tona ne duam t’i ndajmë me sa më shumë
njerëz të moshave të ndryshme.
NISMA synon të mishërojë në jetën e saj të brendshme përgjegjësinë qytetare,
kulturën e përgjegjësisë, besimin në një shoqëri të drejtë qytetarësh me mundësi të
barabarta, vlerën e interesit publik dhe të barazisë të çdo qytetari para ligjit.
NISMA do të angazhohet që t’i japë vendit një stabilitet të vërtetë demokratik, që
nga stabiliteti i pushteteve e institucioneve të pavarura, i administratës publike e i forcave
të rendit, të cilat duhen tu merren nga duart e partive politike për tua kthyer qytetarëve.
Ne duhet të angazhohemi që qytetari ynë t’i kthehet punës si të vetmes mënyrë për
të dalë nga tranzicioni i gjatë ku vlera e punës dhe respekti për punën janë zvetënuar,
ndërsa vetëm me punë do të dalim në dritë e do të ngritët mirëqenia jonë qytetare.

PËR PROMOVIM TË INICIATICËS SË LIRË
Për Nismën zgjedhjet dhe të zgjedhurit tanë, në cilindo nivel të qeverisjes a në
subjektin politik, duhet të jenë të përgjegjshëm dhe shembuj të përkushtimit në punën e
ngarkuar prej zgjedhësve të tyre si dhe para qytetarëve që duhet t’ju shërbejnë. Drejtuesit
tanë politik në çdo nivel të veprimit politik duhet të synojnë afrimin në subjektit të
njerëzve të dijeve, të punës e të shembujve të suksesit në komunitetet e tyre.
NISMA duhet të luftojë që të bëhet kampione e promovimit të bizneseve të vogla e të
mesme dhe të garantojë trajtim të drejtë e të barabartë për të gjithë sipërmarrësit e
mëdhenj. Klima pozitive që duhet të promovohet për pavarësinë e ndërmarrjes dhe lirinë e
nismës sipërmarrëse duhet të jetë objektivi ynë i përhershëm dhe i pandashëm. Suksesin e
çdo biznesi, të madh, të mesëm apo të vogël në Kosovë duhet t’i gëzohemi sikur të ishte
suksesi ynë.
Papunësia në Kosovë është dëshmia më qartë e mungesës së vullnetit politik për një
organizim më të mirë për krijimin e vendeve të reja të punës. Mungesa e një tregu
funksional të punës, mos orientimi i duhur i arsimit profesional dhe i kontributit të sektorit
shtetëror apo privat në aleancë me shoqërinë civile, për një trajnim më të organizuar
profesional dhe lehtësimin e mundësive për punësimin e të rejave e të rinjve, të grave e të
burrave, mungesa e vullnetit për të luftuar informalitetin dhe të shfrytëzimit kriminal të
fëmijëve për punë të rënda, janë disa nga mosveprimet dramatike në realitetin e sotëm tek
ne.
Pasqyrat e trishtueshme të papunësisë në Kosovë, duhet të ndryshojë në mënyrë
me shpejtësi në të gjithë kompleksitetin e këtij problemi.
Me Nismën socialdemokrate, njerëzit e punës, në çdo sektor të jetës a nivel
shoqëror a privat, duhet të ndjehen të nderuar e të përkrahur më shumë se kurrë më parë.
Kërkesa e jonë duhet të jetë si ajo e rilindësve: “Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz
dritë”.

PËR NJË SHOQËRI TË LIRË DHE TË DREJTË
Kosova e sotme është në një krizë demokratike dhe ekonomike. Varfëria është ulur
këmbëkryq në mes tonë, papunësia është bërë sëmundje kronike dhe ekziston rreziku të
mësohemi me këtë gjendje.
Bajraktarizmi mesjetar është bërë stil i qeveritarëve, korrupsioni është kthyer në
sistem dhe po metastazon në tërë shoqërinë e Kosovës. Shumësia e ligjeve të pazbatuara po
rritet nga dita në ditë, administrata publike është uzurpuar nga partiakët arrogantë,
gënjeshtra është bërë kulturë politike e politikanëve, fyerjet, shpifjet, denigrimet e
kundërshtarit dhe trajtimi politik i kundërshtarit si armik po merr përmasa shqetësuese.
As degradimi i autoritetit te institucioneve të shtetit nuk ka të ndalur.
Misioni dhe vizioni ynë është të hapim një faqe të re në jetën politike të Kosovës, të
socialdemokracisë qytetare e të drejtësisë sociale. Kemi obligim kombëtar e qytetar që
tranzicion demokratik ta përmbyllim duke e refuzuar pa hezituar kapitalizmin pa moral të
tranzicionit te korruptuar.
Kosovës i duhet një Parti Qytetare socialdemokrate e aftë që të bëhet udhërrëfyesi
moral dhe politik i Kosovës demokratike.

PËR AMBIENT TË PASTËRT JETËSOR
Ne besojmë se qytetari ynë ka qëndrim dashamirës ndaj natyrës. Kosova është vend
i bukur dhe i pasur, por bukuria e saj është rrezikuar nga shëmtimi, pakujdesia dhe
varfërimi për shkak të dorës së njeriut, e cila është e pakujdesshme me natyrën tonë të
bukur. Mbrojtja e mjedisit duhet të bëhet prioriteti jetik i çdo qytetari te Republikës sonë.
Bota është para një sfide globale për mbrojtjen e ambientit jetësor.
Ne besojmë ne një Kosovë që ndryshon nga dita në ditë. Qytetari ynë jeton në një
kohë e hapësirë të re ku kryefjalë është ndryshimi dhe ku, bashkë me qytetarët që
ndryshojnë nga dita në ditë, duhet të ndryshojë edhe shtëpia jonë e përbashkët – Kosova.
Ne kërkohet të jemi zëdhënësit, arkitektet, realizuesit dhe garantët e këtij ndryshimi
të madh që i duhet vendit dhe popullit tonë.
Ne, domosdoshmërisht duhet të ndahemi nga mentaliteti i politikave të vjetëria të
sundimtareve të së shkuarës.
Nga ne kërkohet një ndryshim rrënjësor ndaj problemeve të mëdha të Kosovës.
Ne, si politikë dhe qytetarë duhet ta ndryshojmë mënyrën tonë të komunikimit me
qytetarët tanë. Kosovën duhet bërë shtet të ri e modern përmes një përkushtimi e fryme të
re dialogu e bashkëpunimi me të gjithë qytetarët.
Ne besojmë ne një Kosovë të integruar në Bashkimin Evropian. Kosova e krimit, e
korrupsionit dhe informalitetit nuk është dhe nuk mund të jetë atdheu ynë i preferuar dhe
as vend me perspektivë për fëmijët tanë.
Ne besojmë në Kosovën e Re, por kjo do të behet përmes një politike të re, ku arsimi
e edukimi, punësimi dhe integrimi do të jenë objektiva të arritshëm nga gra e burra
punëtorë e të barabartë mes tyre.
Prishtinë, me 25. 06. 2016

Fatmir LIMAJ
Kryetar