Lajme

Reçica në konferencën e nivelit të lartë të BE-së

on

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me ftesë të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë, “E ardhmja e punës”, që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Konferenca mbahet më 21 dhe 22 mars, duke bërë bashkë përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, partnerë social, organizata të shoqërisë civile dhe politikanë nga Bashkimi Evropian, Zona Ekonomike Evropiane dhe Ballkani Perëndimor.

Gjatë konferencës dy ditore, do të diskutohet rreth çështjeve kyçe që lidhen me të ardhmen e punës si: sfidat demografike, aftësitë dhe njohuritë profesionale që pritet të jenë të nevojshme në dekadat e ardhshme, ndikimi i digjitalizimit në tregun e punës, kushtet e drejta të punës dhe mbrojtja adekuate sociale.

Më poshtë mund të lexoni të plotë statusin e Ministrit Reçica në facebook:

Sot mora pjesë në punimet e konferencës së nivelit të lartë, "E ardhmja e Punës", e cila po zhvillohet në Sofje të…

Posted by Skender Reçica on Wednesday, March 21, 2018

 

Recommended for you

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *