Lajme

Themeluesi i degës së PDK’së në Klinë i bashkohet NISMA’s

on

Ish anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, njëherit themeluesi i degës së PDK’së, në Klinë, z. Nezir Gashi, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën.

Në takimin që z. Gashi e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Jakup Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm z. Bilall Sherifi, sekretarin organizativ z. Enver Hoti, dhe kryetarin e degës së Nismës në Klinë, Naser Morina, tha se i bashkohet vizionit të NISMA’s, me bindjen se kjo është zgjidhja e duhur.

Nismës për Kosovën ditëve të fundit i janë bashkuar disa figura të jetës publike. Po ashtu NISMA është në kontakte të vazhdueshme edhe me personalitete e grupe të ndryshme të shoqërisë tonë, për zgjedhjet e 11 Qershorit./NISMA për Kosovën/

Recommended for you