Lajme

Veprimtari Shukri Buja i bashkohet NISMA’s [video]

on

Sot në një konferencë për medie, platformës politike të Nismës për Kosovën, i është bashkuar, z. Shukri Buja, veprimtar i hershëm në aktivitetin politik e ushtarak për lirinë e Kosovës, ish kryetar i komunës së Lipjanit dhe ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mirëseardhje në familjen politike të NISMA për Kosovën, z. Shukri Buja, i ka shprehur edhe kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj. Kryetari Limaj tha se me z. Buja, nga sot e tutje jemi në një rrugë të përbashkët të realizimit dhe ndertimit të shtetit të Kosovës.

Për ne është nder i madh që z. Shukri Buja, është pjesë e Nismës, për faktin se z. Buja është një njeri që rrjedh nga një familje e madhe që ka dhënë shumë për lirinë së Kosovës.

Ndërsa, z. Shukri Buja, gjatë kësaj konference, tha se jam percaktuar për të qenë pjesë e NISMA për Kosovën, për të ecur përpara me bashkëveprimtarët e mi të para dhe pas luftës. Tani e tutje do të ecim së bashku me synimet që të punojmë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Po ashtu, z. Buja, tha se NISMA e ka një program shumë të mirë, socialdemokrat, mjaft mirë të konsoliduar, ku e gjej vetën në ketë program, dhe do të angazhohemi që së bashku të punojmë për platformën politike të Nismës, që në fokus ka interesin e qytetarëve të Kosovës.

Recommended for you